Tragjedi në futbollin spanjoll, sulmuesi ndërron jetë pas një faulli të rëndë nga portieri kundërshtar

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 10:07 | Futboll

Tragjedi në futbollin spanjoll. Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel, humbi jetën pas një faulli të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Andorrës, e vlefshme për javën e 12-të të La Liga 2.

 

Në minutat shtesë, pas një përplasjeje të fortë me portierin kundërshtar Jesús Owono, futbollisti 30-vjeçar humbi ndjenjat në fushë.

Tragjedi në futbollin spanjoll, sulmuesi ndërron jetë pas

Ai mori ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit, shkruan A2. Gjatë transportit, De Miguel pësoi arrest kardiorespirator, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, u arrit të rikthehej në gjendje të qëndrueshme.

Por, mëngjesin e së martës erdhi lajmi i hidhur: Jesus de Miguel ndërroi jetë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos