Në NBA nuk flitet për gjë tjetër, zhytja e pabesueshme e Ja Morant

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 10:30 | Futboll
Në NBA nuk flitet për gjë tjetër, zhytja e pabesueshme e Ja

Ja Morant, basketbollisti i ri më i mirë në NBA, tregoi edhe një herë tjetër se nuk e ka frikë përgjegjësinë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij, Memphis Grizzlies, me një kosh në sekondin e fundit të ndeshjes ndaj Minnesotta Timberwolves (111-109).

Por, një tjetër aksion i Morant u bë viral në rrjetet sociale. Në fund të periodës së tretë, 22-vjeçari realizoi një zhytje spektakolare.

Ylli i Memphis “fluturoi” mbi kundërshtarin, duke “shkatërruar” koshin e Timberwolves dhe duke treguar që edhe pse jo më i gjati i ligës (1.91), ka një aftësi të jashtëzakonshme në kërcim, që e ndihmon për të realizuar aksione të tilla. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=zDOF56D0yo4

A2 CNN Livestream

Latest Videos