Ku është çadra? Mbreti bëhet qull gjatë ceremonisë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 10:29 | Bota

Mbreti Charles III u gjend në një situatë të papritur gjatë një ceremonie ushtarake në Antigua, ku shiu i rrëmbyeshëm e la pa çadër dhe e bëri qull. Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së organizuar në stadiumin e kriketit “Sir Vivian Richards”, me rastin e 45-vjetorit të pavarësisë së Antiguas. Mbreti dhe Mbretëresha Camilla ndodheshin në podium gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare, kur një rrebesh i papritur përfshiu stadiumin.

Ku është çadra? Mbreti bëhet qull gjatë

Ndërsa Camilla u pajis shpejt me një çadër dhe u largua drejt një ambienti të mbuluar, Charles mbeti për disa momente nën shi. Ai ngriti duart dhe pyeti disa herë anëtarët e eskortës së tij: “Ku është çadra?”. Një çadër u gjet më pas dhe iu dorëzua nga ndihmësi i tij ushtarak, major Ben Rigby.

Vonesa në sigurimin e çadrës u shpjegua më vonë me protokollin vendas, sipas të cilit të gjithë pjesëmarrësit duhet të qëndrojnë në vend gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar.

Ku është çadra? Mbreti bëhet qull gjatë

Pavarësisht motit të keq, mbreti vijoi programin dhe inspektoi trupat e rreshtuara në stadium. Më pas, ai qëndroi për të përshëndetur qindra të rinj, të veshur me uniforma kadetësh, skautësh dhe infermierësh, të cilët parakaluan para tij.

Rrebeshi zgjati vetëm rreth pesë minuta, duke lejuar vijimin e festimeve. Gjatë takimit me kryeministrin e Antiguas, Gaston Browne, Charles e komentoi me humor situatën: “Mendoj se kostumi im është gati të mbijë lakërishtë”.

Ku është çadra? Mbreti bëhet qull gjatë

Edhe Mbretëresha Camilla e mori me sportivitet situatën, duke bërë shaka se shiu i kishte prishur flokët dhe pamjen. “Unë hoqa dorë”, u shpreh ajo duke qeshur.

Vizita e çiftit mbretëror në Antigua dhe Barbuda zhvillohet në kuadër të takimit të krerëve të qeverive të Commonwealth-it, që nis të martën. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë kërkesat për një ndjesë zyrtare për skllavërinë dhe mundësia e dëmshpërblimeve financiare për vendet e prekura.

Takimi, që organizohet çdo dy vjet, këtë herë zhvillohet nën moton “Përshpejtimi i partneriteteve dhe investimeve për një Commonwealth të begatë”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos