Nga havjar me 113,600 $ për kilogram te tartufi, disa nga ushqimet më të shtrenjta në botë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 18:54 | Lifestyle
Nga havjar me 113,600 $ për kilogram te tartufi, disa nga ushqimet më

Njerëzit kanë nevojë për ushqim për të mbijetuar, mirëpo ka edhe nga ato ushqime që më shumë se për të “mbushur barkun”, janë shenjë e jetës luksoze.

Ka nga ato ushqime që ndoshta mund t’i keni dëgjuar shpesh herë në filma, apo në dieta të personazheve të njohura, por nuk i keni provuar asnjëherë, dhe ndoshta shanset janë që të mos i provoni kurrë.

Më poshtë, po ju sjellim disa nga ushqimet më të shtrenjta në botë.

Havjar
Një kilogram haviar shitet 113,600 dollarë, e ndërsa kur gatuhen spërkaten në mënyrë të bollshme me një shtresë ari të ngrënshëm 22 karatësh.

Shafrani
Shafrani, një erëz që rrjedh nga lulja e Crocus sativus. Ka një shije unike dhe aromë lulesh, ndërsa shitet nga 10 deri në 20 dollarë për gram. Zakonisht rritet në Iran dhe është një përbërës i domosdoshëm në gatimet spanjolle, marokene dhe indiane.

Viçi Kobe
Viçi më i shtrenjtë në tregun botëror është Kobe japonez. Mund të kushtojë diku nga 25 deri në 50 dollarë grami.

Ton i kuq
Në Tokio në janar, një kg ton i kuq u shit për 1,287 dollarë, ndërsa një copë më vete në një restorant kushton deri në 80 dollarë.

Tartufi i bardhë
Tartufi Alba është një nga tartufët më të shtrenjtë në botë dhe gjenden kryesisht në Piemonte italiane, por edhe në zonat e Kroacisë dhe Sllovenisë. 28.35 g tartufi i bardhë mund të kushtojë mbi 250 dollarë.

Fletë ari të ngrënshme
Gjethet e floririt të ngrënshëm shpesh " përhapen " mbi sipërfaqen e një torte ose të produkteve të pjekura, kryesisht për qëllime dekorative. Ato janë pa shije dhe përmbajnë një sasi të vogël argjendi natyral, ndërsa çmimi i tyre varion sipas cilësisë, nga 169 deri në 15.000 dollarë për kilogram.

Mjalti i Elfëve
Mjalti më i shtrenjtë është i ashtuquajturi “Mjalti i Elfëve”, i cili mblidhet nga një shpellë 1800 metra e thellë në qytetin turk të Artbinit. Nuk i nënshtrohet asnjë përpunimi pasi prodhohet natyrshëm nëpërmjet bletëve që mbledhin polen nga lulet e egra në pyllin përreth dhe ka një cilësi të lartë ushqyese, ndërsa është i pasur me minerale. Ai kushton deri në 5330 dollarë për kilogram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos