Pati një takim, rreth një orë e gjysmë të mërkurën, mes liderit të opozitës së Shkupit, Hristjan Mickoski dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Pati oferta dhe përgjigje dhe për mediat shumë pak u zbulua. Megjithatë, çfarë pritet? Dy janë propozimet kryesore dhe më të diskutuara edhe në publikun e Maqedonisë së Veriut, përveç politikës atje: Mickoski dhe Kovaçevski, pjesë e një qeverie të përbashkët, por me kushtin “jo më BDI dhe opsioni i dytë”. Zgjedhje të parakohshme parlamentare, jo më larg se vjeshta e këtij viti. Qëllimi është sigurimi i votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese, për t’i hapur rrugë integrimit europian të vendit. Kjo ka qenë edhe oferta në fakt e kryeministrit Kovaçevski për rivalin e tij politik, liderin e VMRO-DPMNE Mickoski: votojmë dryshimet kushtetuese, pastaj shkojmë menjëherë në zgjedhje. Çfarë pritet mes palëve, a do të vijojnë takimet konsultuese? Si mund të jetë një qeveri LSDM-VMRO-DPMNE? Një analizë të zhvillimeve politike të Shkupit na e bën analisti Sefer Selimi, në “Ditari”, në A2 CNN. (A2 Televizion)
Ngërçi politik në Shkup, Mickovski me kushte për Kovaçevskin. Në qeveri pa BDI
