“Të rinjtë meritojnë të dëgjohen!” Inva Mula për protestën: Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez që humbet shpresën

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 14:30 | Aktualitet

“Të rinjtë meritojnë të dëgjohen!” Inva

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar për protestën e të rinjve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen.

Sipas saj, shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri tek e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar.

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos