Një biznes i Abramovich shitet për 1 euro

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 12:34 | Bota
Një biznes i Abramovich shitet për 1 euro

Ditë të rëndësishme për bizneset e oligarkut rus, Roman Abramovich. Pasi zyrtarizoi largimin e tij nga Chelsea, “The Times” tani raporton se ai ka shitur kompaninë e tij britanike të telekomunikacionit Truphone.

Kjo është një tjetër pengesë e madhe për Abramovich pasi, pavarësisht se kompania arriti një vlerë prej 516 milionë dollarësh në vitin 2020, ajo është shitur për shifrën simbolike 1 euro.

Roman Abramovich zotëronte 23% të Truphone pasi bëri, së bashku me Alexander Abramov dhe Alexander Frolov, një investim prej 375 milionë dollarësh. Tani, pronarët e rinj të firmës do të jenë Hakan Koc, pronar i platformës së tregtimit të makinave të përdorura Auto1 dhe Pyrros Koussios, i cili ka qenë më parë drejtor i një kompanie tjetër telekomunikacioni. Koc do të zotërojë 90% të Truphone dhe Koussios 10%.

Si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj oligarkëve rusë, Roman Abramovich, e ka parë pasurinë e tij (të vlerësuar në rreth 14 miliardë dollarë) të zvogëlohet pothuajse përgjysmë që nga fillimi i ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë, më 24 shkurt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/13/grusht-i-forte-ndaj-abrahamovich-i-sekuestrohen-6-4-miliarde-euro-dhe-nje-vile-ne-riviere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos