Një kështjellë xhami mbi ujë, superjahti me vlerë 8,5 milionë euro

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 14:44 | Fotolajme

Nëse dëshironi një mjet lundrimi me “pamjen më të bukur nga deti”, superjahti i prodhuar nga kompania italiane “Arcadia” është i duhuri. Ai kushton 8,5 milionë euro, por është e sigurt që çdo qindarkë do t’ia vlejë.

Dritaret e larta që hapen plotësisht e bëjnë të panevojshëm përdorimin e kondicionerit, ndërsa panelet diellore të instaluara në të e bëjnë edhe më miqësor ndaj ambientit. Në hollin e madh mund të shtrosh një darkë për 20 veta, por vetëm 8 prej tyre mund të kalojnë natën aty, të ndarë në 4 dhoma…

Superjahti Arcadia A105 ka një motor me 1000 kuaj fuqi dhe 8 pistona, ndërsa shpejtësia maksimale e tij arrin në 17 nyje detare, ose 31 km/h. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos