Njeriu më i pasur në Amerikë dhe i dyti në botë, feston sot 67-vjetorin

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 07:24 | Lifestyle
Njeriu më i pasur në Amerikë dhe i dyti në botë, feston

Shumica e njerëzve dinë vetëm tri gjëra për Bill Gates: Ai është njeriu më i pasur në Amerikë ose i dyti më i pasur në botë, themeloi një nga kompanitë teknologjike më të famshme dhe se është një filantrop tepër bujar, çka e dëshmon Fondacioni Bill & Melinda Gates. Por ka dhe disa fakte të tjera interesante mbi jetën e tij.

Si shumë të tjerë në botën e teknologjisë edhe Bill Gates e braktisi kolegjin. Ai u largua nga Universiteti Harvard, për t’ia kushtuar të gjithë kohën Microsoft.

Pavarësisht pasurisë së tij së madhe, Gates deklaroi se fëmijët e tij do të trashëgojnë vetëm 10 milionë dollarë secili. Një shumë modeste në krahasim me 81.1 miliardë dollarët që ai zotëron.

Pasuria neto e Gates është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë të marra së bashku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos