Njihuni me vilën më të shtrenjtë në botë

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 12:38 | Lifestyle

Një vilë me sipërfaqe mbi 1800 metra katrorë mund të bëhet shumë shpejt banesa më e shtrenjtë në botë, pasi parashikohet që të shitet në ankand për minimumi, 160 milionë dollarë.

Villa Firenze, që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e vendosur në më shumë se 9 hektarë në Beverly Hills.

Kjo vilë ka 13 dhoma gjumi dhe 25 tualete, pa përmendur 3 banesa të veçuara për miqtë.

Gjithashtu, ai që do ta blejë, do të jetë fqinj me personazhe si Rod Stewart, Denzel Washington dhe Sylvester Stallone. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos