Teksa vijojnë ende emocionet në finalen e Kupës së Shqipërisë midis Vllazninë dhe Laçit, një episod i turpshëm njollosi spektaklin në ”Air Albania”.
Në të njëjtën fushë ku Roma e Jose Mourinjos triumfoi pak ditë më parë në finalen e Conference League, në minutën 69 arbitri Juxhin Xhaja u godit nga një shishe e hedhur nga vendet pas portës së mbrojtur nga portieri i Laçit, teksa ndeshja ishte ende në rezultatin 1-1.
Arbitri u godit në shpatull dhe u duk për disa sekonda i tronditur nga goditja. (A2 Televizion)