Nuk ia doli, humb jetën mesfushori i Atalantës

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 18:43 | Futboll
Nuk ia doli, humb jetën mesfushori i Atalantës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Vareses talenti i ekipit të Atalantës, Andrea Rinaldi.

Mesfushori 19-vjeçar, i cili ishte dhënë në huazim te skuadra e Legnano nuk ia doli dot pasi u godit nga një aneurizëm cerebral ndërsa po stërvitej në banesën e tij në Cermenate.

Djaloshi u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vareses, por mjekët nuk ia dolën ta mbanin në jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos