All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nuk ka fitore në tavolinë, Brazil-Argjentinë do të riluhet

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 22:01 | Futboll
Nuk ka fitore në tavolinë, Brazil-Argjentinë do të riluhet
All - Paragraf - 1

FIFA bën me dije se ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, do të luhet pasi komisioni i apelit refuzoi ankesën e dy federatave.

Ndeshja e planifikuar për në 5 shtatorin e kaluar në Sao Paolo, u ndërpre pas vetëm pesë minutash lojë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve shëndetësore vendase, të cilët akuzuan katër lojtarë argjentinas për shkelje të protokollit kundër Covid.

All - Paragraf - 3

FIFA në shkurt vendosi të riluajë ndeshjen dhe të pezullojë katër lojtarë argjentinas për dy ndeshje, duke vendosur dënime për një sërë shkeljesh ndaj dy federatave, të cilat e apeluan dhe e humbën atë.

Tashmë është vendosur që ndeshja të riluhet ndonëse të dyja kombëtaret janë kualifikuar për Botërorin e Katarit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos