“Nuk ka nevojë për prezantim”, Rudina Hajdari takon “Terminatorin”

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 20:35 | Politikë

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka publikuar në rrjetet sociale një foto me aktorin e njohur Arnold Schwarzenegger.

Hajdari ndodhej në Vjenë, për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe senatorët Ben Cardin dhe Roger Wicker.

“Nuk ka nevojë për prezantim”, shkruan Hajdari përkrah fotove me “Terminatorin”, i cili gjithashtu ka qenë guvernator i Kalifornisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos