Nuk kishin vendosur maskën, ndëshkohen me pompa në rrugë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 11:55 | Lifestyle

Dy burra në Indonezi janë ndëshkuar nga policia me pompa në rrugë, për arsye se nuk po mbanin maskën.

Fotot janë shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

Ndëshkime të tilla si kjo e pompave janë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e kripura të vendosura nga autoritetet indoneziane.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve me fshesë ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta.

Një nga ndëshkimet më ekstreme ka qenë hapja e varreve për viktimat e koronavirusit, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos