Nuk mori mandat, Murrizi: Rama dhe Basha plan për të bashkëqeverisur

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 12:51 | Politikë
Nuk mori mandat, Murrizi: Rama dhe Basha plan për të

Deputeti Myslim Murrizi ngriti pikëpyetje për numrin e madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa akuzoi kryedemokratin Basha dhe kryesocialistin Rama për teatër politik.

Sipas Murrizit, Rama dhe Basha kanë një dakordësi për bashkëqeverisje dhe pse nuk e pranojnë publikisht.

"Hera e parë në periudhën post-komunizëm që dalin 10 mandate të pavlefshme. Teatrin e pështirë sikur luftoni njëri-tjetrin ua kurseni shqiptarëve në këtë legjislaturë që vjen. Shpresoj që qeveria e 4 viteve të ardhshme do të jetë e përbashkët. Ndaj Rama prej 3 javësh po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit që të qeverisin bashkë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos