Nuk ndalen lëkundjet, e fundit me magnitudë 4,8

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 00:11 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në mesnatë me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 8 km në verilindje të Durrësit, 25 km në perëndim të Tiranës.

Epiqendra gjithashtu ka qenë vetëm 2 km nga sipërfaqja por lëkundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, qindra paslëkundje janë regjistruar në të njëjtën zonë, ato më të fortat që edhe janë ndjerë kanë shkaktuar shpesh frikë dhe ankth te njerëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos