I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 10:05 | Kronikë

I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet

Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Policia e Vlorës njofton se arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, të finalizuar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas sigurimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit.

64-vjeçari me inicialet A. B., banues në Tiranë, u lokalizua dhe u vu në pranga në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e 64-vjeçarit drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos