OBSH rekomandon dozë të reduktuar vaksine për fëmijët e mitur

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 18:54 | Bota
OBSH rekomandon dozë të reduktuar vaksine për fëmijët e

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi përdorimin e një doze të reduktuar të vaksinës së Pfizer kundër koronavirusit tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Ky rekomandim vjen pas një takimi të Grupit Strategjik të Ekspertëve për Imunizimin për vlerësimin e vaksinave. Deri në këto momente vaksina e Pfizer është e lejuar për fëmijët mbi 12 vjeç.

Sipas këtij rekomandimi, doza për popullatën e mitur duhet të jetë 10 mikrogramë nga 30 nga ata mbi 12 vjeç

Aktualisht vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e autorizuar për përdorim për grupmoshat e reja në vende të ndryshme si SHBA, Kanada, Izrael dhe Bashkimin Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos