Një numër protestuesish u kthyen para Kryeministrisë, por policia nuk i lejoi të qëndronin në bulevard.
Policia formoi një kordon duke i penguar protestuesit të qëndronin në rrugë, në një kohë që ka nisur lëvizja e automjeteve, shkruan A2.
Ndërkohë, protestuesit refuzojnë të largohen nga rruga.
Policia hodh spraj me piper ndaj qytetarëve dhe gazetarëve, duke lënduar gazetaren e A2CNN, Fjorela Beleshi dhe operatorin Eugert Hoxha. (A2 Televizion)