
Edhe pse në moshën 41-vjeçare, legjenda italiane Gianluigi Buffon mbetet në listën e dëshirave të shumë klubeve në mbarë botën. Pasi i dha fund aventurës me Paris Saint Germain, portieri veteran qartësoi se ende për të dhënë në fushë duke u futur automatikisht në merkaton verore.
Orët e fundit janë gjigantët e Barcelonës ata që kërkojnë të transferojnë në Spanjë garidanine portës. Katalanasit janë të interesuar të kenë në skuadër që lojtar me eksperiencën e Buffon që do të ishte zëvendësuesi ideal i portierit Ter Stegen. Ofertat nuk mungojnë nga i gjithë globi, teksa ish- portieri i Juventus kërkohet nga skuadra gjermane, turke e deri tek ato braziliane e kineze. (A2 Televizion)