Operacioni i rrallë SHBA-Rusi shkatërron rrjetin e kokainës

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 10:26 | Bota
Operacioni i rrallë SHBA-Rusi shkatërron rrjetin e kokainës

Shërbimi Federal rus i Sigurisë bëri me dije se gjatë një bashkëpunimi me autoritetet amerikane u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë.

Në një deklaratë të rrallë mbi bashkëpunimin në zbatimin e ligjit mes Moskës dhe Uashingtonit, FSB tha se gjatë operacionit të përbashkët me DEA u sekuestruan 330 kilogramë, kryesisht në rajonin e Moskës

FSB nënvizon se operacioni i përbashkët, filloi në Shën Petersburg në muajin maj dhe ndihmoi në identifikimin dhe ndalimin e anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Rusi.

FSB tha se sasia e kokainës së kapur mund të arrinte shifrën e 13 milionë dollarëve nëse do të dilte në treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos