Arrestohet “DJ”, skandal për koncertin në vendin e shenjtë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 22:38 | Bota

Ka shkaktuar polemika të shumta në Palestinë rasti i “DJ”, Sama Abdulhadi, e para përfaqësuese femërore e muzikës elektronike në atë vend, e cila është arrestuar dje në darkë për një koncert ku ishte e ftuara kryesore, të mbajtur në mesin e shkretëtirës.

Dj Sama, 29-vjeçare, emër i njohur edhe ndërkombëtarisht në rrymën e saj, akuzohet se ka performuar në një vend të cilësuar si i shenjtë nga besimtarët myslimanë. Bëhet fjalë për Nabi Musa, vendi ku mendohet se ka lindur profeti Musa (Mojsiu).

Zona, që formalisht është kontrolluar nga Izraeli, por që administrohet faktikisht nga Autoriteti Palestinez, ndodhet rreth 30 minuta nga Jeruzalemi dhe përtej shkretëtirës ndodhet edhe një xhami e vjetër që kujton vendlindjen e profetit, si dhe një hotel që po rindërtohet për të inkurajuar pelegrinazhet dhe në përgjithësi turizmin.

Por, lajmi për koncertin, dhe pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, ku qindra të rinj vallëzonin dhe disa prej tyre pinin alkool, ka skandalizuar komunitetin palestinez, dhe festa është bllokuar para se të mbaronte. Me qindra persona kanë marrë pjesë në një falje në xhami dhe kanë djegur orenditë e hotelit ku ndodheshin pjesëmarrësit në koncert, të akuzuar për “akte të turpshme”.  

Sipas organizatorëve të koncertit, aktiviteti ishte i miratuar nga autoritetet palestineze se reagimi është i pakuptimtë për një natë festive të rinjsh, por vetë institucionet palestineze sot jo vetëm akuzojnë njëri-tjetrin, por kanë vendosur se do marrin masa serioze ndaj ngjarjes. “ Ajo çfarë ndodhi është e turpshme, nuk do mbetemi në heshtje dhe do të marrim masa kundrejt cilido që ka marrë pjesë në atë event”, deklaroi ministri për Çështjet Religjioze, Hussam Abu al-Rub. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos