
Barcelona nis manovrat e mëdha për projektin e ri, i cilido të mbështetet te Lionel Messi. Rikthimi i Joan Laportas në krye të klubit, ka sjellë qetësi te ylli argjentinas, i cili gjatë verës së kaluar kërkoi largimin nga skuadra.
Tashmë, të gjithë presin që Messi të vijojë aventurën ejashtëzakonshme me katalanasit. Optimizmi është rritur edhe pas takimit të Laportës me të atin e kapitenit, Horge Messi.
Me zhvillimet e fundit, Leo duket se po bindet që të refuzojë ofertën faraonike të Paris Saint Germaine dhe të qëndrojë te Barcelona të paktën edhe për dy vjet.
Më pas pritet një kalim në kampionatin amerikan, ku Messi do të ketë edhe rolin e ambasadorit, për tu rikthyer më pas në “Camp Nou” në rol drejtuesi.
(A2 Televizion)