Pa koment: Milano e parë nga droni, një qetësi që nuk do ta donte askush

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 11:46 | Aktualitet

Pamjet me dron tregojnë një qetësi të pakëndshme në Milano, të dielën e 8 marsit, pak orë pas firmosjes së dekretit nga kryeministri Conte që praktikisht vendos në karantinë çerekun e vendit, si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, që i ka marrë jetën mbi 230 personave deri tani. Kufizimet e paprecedenta prekin 16 milionë persona. Milano, një prej qyteteve më të mëdha italiane, zakonisht e mbushur me njerëz, duket thuajse i zbrazur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos