Pamjet satelitore tregojnë udhëtimin e rërës nga Saharaja në Karaibe

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 15:54 | Kapur në kamera

Pamje të reja satelitore, të publikuara nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) tregojnë udhëtimin e një reje gjigante pluhuri, të mbiquajtur “Godzilla” që udhëton nga shkretëtira e Saharasë drejt Karaibeve përmes oqeanit Atlantik, për më pak se një muaj.

Gjatë periudhës 1-26 qershor të këtij viti, pluhuri i ngritur nga Saharaja arriti deri në Shtetet e Bashkuara por edhe Amerikën e Jugut. Sipas të dhënave të mbledhura nga ESA, reja e pluhurit ka fluturuar në një lartësi 2,8-6 kilometra nga niveli i detit.

Sipas ESA-s, reja formohet çdo vit, por këtë herë sipërfaqja e saj ishte jashtëzakonisht e madhe dhe distanca që përshkoi ishte gjithashtu më e madhe se herët e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos