Vizitori i paftuar tmerron familjen kaliforniane

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 22:39 | Kapur në kamera

Një familje në një shtëpi në mal në Kaliforni u befasua kur në dritare u “trokiti” një vizitor i paftuar, një ari. Dhe një ari jo i zakontë, pasi ai po përpiqej me të gjitha mënyrat të futej brenda shtëpisë. Pavarësisht përpjekjeve të familjes brenda për ta larguar, ariu e shkatërroi tërësisht rrjetën. Fatmirësisht mundi të fuste vetëm kokën brenda shtëpisë dhe pas disa përpjekjeve, më në fund vendosi vetë të largohej. Pronari i shtëpisë, Christian Pondella, tha për mediat lokale: “Jemi mësuar me arinj këtu rrotull, por kurrë nuk kishim parë një kaq afër. Ai ngjiti shkallët dhe donte të futej me çdo kusht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos