Pandemia nuk e ka arritur ende pikun, OBSH: Rekord rastesh të reja të infektuarish në 24 orë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 22:28 | Bota
Pandemia nuk e ka arritur ende pikun, OBSH: Rekord rastesh të reja të

Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të raportojë bilance tepër negative për sa i përket përhapjes së pandemisë së koronavirusit anembanë botës.

Të dhënat e ditës së fundit tregojnë se virusi është ende shumë infektues dhe se përhapja e tij vijon të ketë ritme tepër të larta.

Sipas raportit të përditësuar të OBSH, në 24 orët e fundit, është thyer rekordi për sa i përket numri të personave të rinj të infektuar me Covid në gjithë botën.

Të dhënat bëjnë me dije se 228 mijë persona të tjerë kanë rënë kontakt me virusin vdekjeprurës në ditën e fundit, krahasuar me 212 mijë që u shënuan në 4 korrik.

Sa i përket vdekjeve, mesatarja vijon të qëndrojë e pandryshuar me rreth 5 mijë humbje jete në ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos