Gruaja guximtare zihet me ariun

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 18:13 | Aktualitet

Një grua amerikane nuk ngurroi që të përballej me një ari, kur kafsha po futej në oborrin e shtëpisë së saj.

Videoja e publikuar në TikTok tregon qentë e gruas që i sulen ariut që ishte ngjitur në murin rrethues, por kafsha e egër i largon pa problem me putër. Më pas, vetë gruaja nga Utah shkon drejt ariut dhe e shtyn me duar, duke e rrëzuar nga muri.

Pas këtij veprimi të guximshëm, ajo mbledh qentë e saj dhe mbyllet në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos