Parashikimi i motit: 26 janar 2021

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 07:22 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 26 janar 2021

Reshjet e shiut dhe borës do të vijojnë këtë të martë në të gjithë vendin, të paktën deri në mesditë. Më pas, ato zhvendosen në zonat malore lindore dhe juglindore, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa reshje. Në mbrëmje, reshjet largohen nga i gjithë territori.

Temperatura është ulur deri në - 4 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërsa vlera maksimale do të arrijë rreth 12 gradë, në bregdetin jugor. Por, mesdita dhe orët e mbrëmjes do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave në vend, duke bërë që në mesnatë, në zonat malore, të shënohen vlera disa gradë nën 0.

Era mbetet problematike në det të hapur dhe pjesërisht në brigje, me shpejtësi rreth 75 km/h nga drejtimi verior, duke ngritur dallgëzim 6-7 ballë, kryesisht në detin Jon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos