Vjosa del nga shtrati, përmbytet pazari pranë urës së Mifolit

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 15:58 | Aktualitet

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati pranë urës së Mifolit, në Vlorë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut.   

Nën ujë ndodhet pjesa e pazarit në urën e Mifolit.

Shkon në 7 e 20 metra niveli i Vjosës. Në 7 e 60 metra jepet sinjali i alarmit në Novoselë.

Aktualisht strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për të bërë evakuimin e banorëve të zonës, nëse situata do të përkeqësohet. Niveli i reshjeve pritet të bjerë gjatë orëve të mesnatës

Moti i keq me reshje të dendura shiu, dëborë në zonat malore dhe ulja e temperaturave kanë përfshirë vendin tonë, këtë janar. Pak ditë më parë, si pasojë e tyre u përmbytën disa zona në veri të vendit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/tpU54tP40MY

A2 CNN Livestream

Latest Videos