
Do të ketë kthjellime në territor gjatë paradites, pasdites dhe në vijim; orët e mesditës sjellin vranësira të dukshme në të gjithë vendin dhe shira të dobët në veri-verilindje, por bregdeti mbetet i kthjellët.
Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në të dyja vlerat ditore duke variuar nga 8 në 28 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të ditës, por sërish mesdita forcon erën në zonat perëndimore dhe brigjet detare duke krijuar përkohësisht dallgëzim 3-4 ballë. (A2 Televizion)