Të rinj nga dy gjimnazet e qytetit të Pogradecit kanë zhvilluar një marshim ndërgjegjësues kundër krimeve seksuale ndaj të miturve. Me pankarta në duar që jepnin mesazhe të ndryshme dhe mbi të gjitha për edukimin, ata kanë përshkruar rrugët kryesore të qytetit duke shpërndarë edhe fletëpalosje me informacione të ndryshme.
Sipas tyre në forma të tilla duhet protestuar kohë pas kohe, pasi edukimi i brezave është një detyrë e rëndësishme për të pasur një shoqëri më të mirë dhe pa krime të tilla të shëmtuara.
Të rinjtë ishin organizuar nga punonjësit socialë dhe psikologët në shkolla. (A2 Televizion)