
Kryeministri Edi Rama njoftoi që një tjetër sasi vaksinash ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Bëhet fjalë për 40800 vaksina të prodhuara nga kompania anglo-suedeze Astra Zeneca, si pjesë e instrumentit COVAX.
“Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, thuhet në postimin e kryeministrit shqiptar. (A2 Televizion)