Parashikimi i motit: 31 maj 2021

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 07:12 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 31 maj 2021

Kthjellime e vranësira mbizotërojnë motin në të gjithë vendin deri afër mesditës kur vranësirat shtohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra në gjysmën lindore, ndërsa vetëm momente me shira të dobët në zonat perëndimore. Mundësia për shi është thuajse zero në zonat bregdetare, kryesisht në brigjet jugore.

Në orët e vona të pasdites dhe në vijim priten kthjellime të shumta e vranësira më të rralla në territor. Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit, por nuk priten ndryshime të ndjeshme në mesditë, ndërsa dy vlerat ditore në rang territori sot luhaten nga 8 në 24 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes, por nga paraditja deri afër mbrëmjes pritet forcim i ndjeshëm i erës në brigjet detare dhe zonat perëndimore, nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det të hapur, dallgëzim 4-5 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos