Parashikimi i motit: 4 qershor 2021

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 07:15 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 4 qershor 2021

Vijon mbizotërimi i kthjellimeve në territor deri në mesditë kur sërish shfaqen vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por pasditja do të rikthejë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje të ndjeshme sjell mesdita kur pritet maksimumi mbi 28 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në pjesën më të madhe të ditës me drejtim verior, ndërsa mesdita sjell forcim të përkohshëm të erës në zonat perëndimore dhe bregdet ku dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos