Ndërsa bën një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në normalitet, Parisi nuk harron kontributin e atyre që siguruan vazhdimësinë e jetës gjatë dy muajve izolim.
Portretet e punonjësve në vijën e parë të betejës me Covid-19 u shfaqën në një monitor gjigant të vendosur në kullën Eifel gjatë së dielës.
Imazhet shoqëroheshin nga një baner ku lexohej “Falënderojmë Zotin që ishit këtu”. Mes atyre që u shfaqën në ekran ishin punonjës të shëndetësisë, mësues, shitës, staf i shërbimit të shpërndarjes dhe punonjës të bashkisë. (A2 Televizion)