Muçi spektakolar, protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 18:37 | Futboll

Muçi spektakolar, protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Ernest Muçi është i pandalshëm në Turqi.

Në ndeshjen e sotme të Trabzonsporit ndaj Rizesporit të Qazim Laçit në transfertë, Muçi dha dy asist për të barazuar rezultatin 2-2, shkruan A2.

Në minutën e 57, Muçi goditi pas një aksioni të bukur dhe gjeti devijimin e portierit, ndërsa Frankulino u tregua i aftë të shtynte topin në rrjetë.

Kësisoj, falë kontributit të Muçit, ndeshja u kthye përkohësisht nga 2-0 për Rizespor, në 3-2 për Tranbzonspor. Por, mesfushori tjetër i Kombëtares, Qazim Laçi, barazoi shifrat në 3-3 në një ndeshje spektakolare me protagonistë lojtarët kuqezi.

Ishte sërish Muçi me një tjetër asist për Franculinon që çoi shifrat 3-4 për Trabzonsporin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos