Partizani ka marrë një fitore të lehtë këtë të diel ndaj Bylist, ku triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja shënoi që në minutën e parë me anë të Junior, ndërsa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta, “demat e kuq” shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Asanit dhe Cinarit.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e tretë dhe vetëm 2 pikë nga Teuta kryesuese.
Ndërkohë, Bylisi mban vendin e tetë me 26 pikë, duke rrezikuar shumë të përfundojë në “play out”. (A2 Televizion)