“Magjia” e Benzema në Klasike, gol me takë ndaj Barcelonës

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 21:25 | Futboll

Karim Benzema shënoi golin që çdo futbollist do ta ëndërronte në një “Klasike”.

Sulmuesi francez i Realit zhbllokoi rezultatin ndaj Barcelonës duke dërguar topin në rrjetë me një goditje spektakolare me takë.

Lucas Vazquez mori një top fantastik nga Valverde, krosoi saktë tokazi dhe kapiteni madrilen goditi me takë, duke shtangur portierin Ter Stegen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos