
Lum Rexhepi është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi shtatlartë bindi në 45 minutat e aktivizimit gjatë miqësores me Dinamon e Zagrebit, me klubin që i ofroi kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
26-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë të testit të luksit në Antalia dhe konfirmoi se do të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Skënder Gega.
Së fundmi, Rexhepi ka qenë pjesë e finlandezëve të Kups, ndërsa prej vitit 2016 u largua nga përfaqësuesja e Finlandës, për t’iu bashkuar Kosovës. (A2 Televizion)