Pas dhjetra arrestimeve në Belgjikë për kanabis, operacioni kundër grupit shqiptar shtrihet në… Suedi

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 11:11 | Kronikë
Pas dhjetra arrestimeve në Belgjikë për kanabis, operacioni

Mediat belge njoftojnë se është bërë një arrestim në Suedi në lidhje me një dosje ndërkombëtare të trafikut të kanabisit nga grupe shqiptare.

Një operacion i madh prillin e kaluar çoi në arrestimin e 50 personave në Belgjikë dhe shkatërrimin e 17 plantacioneve kanabisi.

"Pas dosjes së quajtur Per-Peco, operacionet e së cilës çuan në prill në pesëdhjetë arrestime në mafian shqiptare dhe çmontimin e 17 plantacioneve kanabis, një operacion në zhvillim në Suedi ka çuar në zhvillime të mëtejshme pozitive, përfshirë arrestimin e një të dyshuari të ri në vend. Një Urdhëresë Evropiane e Arrestimit është lëshuar në kuadrin e kësaj organizate kriminale shqiptare”, deklaron policia e Monsit, aty ku ka nisur fillimisht hetimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos