
Autoritetet kineze në provincën jugore të Jiangxi kanë paralajmëruar banorët të tregojnë kujdes maksimal në ditët në vijim për shkak të përmbytjeve që pritet të godasin këtë rajon.
Sipas të dhënave reshjet e dendura të ditëve të fundit pritet të mbushin liqenet dhe lumin Jance, duke rritur rrezikun për një tjetër katastrofë natyrore.
Duke qenë se parashikimet e motit nuk janë aspak premtuese, autoritetet kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë nga përmbytjet në nivelin e dytë.
Alarmi është ngritur në të gjithë zonat e banuara përgjatë lumit Jance, ku mijëra banorë tashmë kanë braktisur shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)