PD kërkon verifikim: Kryebashkiaku Babani i dënuar në Itali e Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 16:06 | Aktualitet

Partia Demokratike kërkoi verifikim edhe për Mark Babanin, Kryebashkiakun e 30 qershorit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thuhet se Babani dyshohet se ka qenë i arrestuar dhe i ndaluar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se ka fshehur 3 identitete. Por në një intervistë për A2 CNN, Babani mohoi të ishte dënuar ndonjëherë dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte me Prokurorinë për çdo akuze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos