Ministria e Shëndetësisë: Tre persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 16:23 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00.

Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias.

Gjendja shëndetësore e të treve paraqitet e qëndrueshme. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos