Kapet i mituri në protestë, shoqërohet nga policia

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 16:06 | Aktualitet

Kapet i mituri në protestë, shoqërohet nga policia

Një i mitur është shoqëruar nga policia gjatë protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, në Tiranë.

Më herët gjatë ditës, incidente të dhunshme u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit dhe në selinë e Partisë Socialiste, ku protestuesit thyen xhamat e godinës, shkruan A2CNN.

Në ditën e gjashtë të protestave, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh më herët se është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi si kurthin e dhunës, duke deklaruar se synimi është të provokohet gjakderdhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos