Pedagogët e universiteteve publike paralajmërojnë bojkot te vitit akademik nëse qeveria nuk dyfishon pagat e tyre. 2 javë afat i kanë lënë kryeministrit për të marrë një vendim për kërkesat e tyre. Por gjatë kohës që mbahej protesta qeveria miratoi me nxitim rritjen e pagave të punonjësve akademikë në masën 15%, ku vetëm 7% do të financohet nga buxheti i shtetit. (A2 Televizion)
Pedagogët në protestë, bojkot vitit akademik, qeveria rrit me 7% pagat nga buxheti
