
Humbja e ndeshjes së të shtunës së kaluar, ndaj amerikano-meksikanit Andy Ruiz Jnr, duket se i ka lënë një shije shumë të keqe boksierit Anthony Joshua.
Britaniku, përmes stafit të tij dhe agjentëve ka kërkuar një ndeshje hakmarrje ndaj Andy Ruiz Jnr për të rimarrë titujt e humbur së fundmi.
Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn konfirmon se një takim mes agjentëve të dy boksierëve është zhvilluar në Nju Jork dhe është arritur marrëveshja për të pasur një ndeshje kthimi në tetor ose nëntor.
Andy Ruiz Jnr i shkaktoi një humbje të papritur kampionit të peshave të rënda, Anthony Joshua, duke e hedhur “knock down” 4 herë gjatë përballjes mes tyre. (A2 Televizion)