Përdorimi i shtuar i teknologjisë gjatë izolimit dhe rreziku për sytë e fëmijëve

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 20:58 | Aktualitet

Orët e tejzgjatura të fëmijëve para pajisjeve teknologjike dhe ekspozimi i syve para dëmtimit, janë një nga shqetësimet gjatë kohës ku po jetojmë. Numri i fëmijëve me probleme me shikimin po rritet çdo ditë, veçanërisht për sëmundje si çrregullimet e refraksionit dhe strabizmi. Në rritjen e kësaj dukurie mendohet të ketë ndikim të rëndësishëm përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike. Një raport i fundit i UNICEF Albania përllogarit që 51% e fëmijëve në Shqipëri përdorin masivisht internetin. Për të folur për nivelin e rrezikshmërisë ndaj të cilit ekspozohen fëmijët tanë foli për “Ditari” në A2 okulistja Nora Burda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos