
Ka përfunduar numërimi i votave edhe për Bashkinë Kavajë.
Fitues ka dalë Redjan Krali me 7426 vota, ndërsa rivali i tij Bledar Sinella ka mundur që të grumbullojë vetëm 122 vota.
Fletë të pavlefshme në total kanë dalë 239.
“Votimi ishte në pritshmëritë e mia, siç e parashikova. Mirëkuptoj ata që nuk votuan sepse e di që këto muaj kanë pasur shumë presione. Tani duhet të fillojmë punën. Unë kam ardhur vetëm për të punuar për qytetarët e Kavajës”, tha Redjan Krali për mediat. (A2 Televizion)